Salih Ahmeti
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1957 në Molliq të Gjakovës. Shkollen fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Deçan. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare dhe specializimin i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagreb ku magjistroi në qershor të vitit 1989 me temën:”VETITË E ETHEVE HEMORRAGJIKE NË SINDROMIN E VESHKAVE ( HGBS) GJATË EPIDEMISË SË VITIT 1986 NË KOSOVË”(kr). Mr. Salih Ahmetit edhe pse iu pat pranuar teza e doktoratës në Zagreb, për shkak të luftës në Kroaci ( ish Jugosllavi) nuk shkoi te mbroj, por Mr. S. Ahmeti e vazhdoi punën shkencore ( temë tjetër të disartacionit) dhe doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në prill të vitit 1993 me temën:” KARAKTERISTIKAT KLINIKE, EPIDEMIOLOGJIKE, SEROLOGJIKE DHE DËMTIMI I MËLQISË TE ETHET HEMORROGJIKE VIRALE NË KOSOVË” Dr. Salih Ahmeti prej fillimit punon në Kliniken Infektive të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës së pari si mjek asistent dhe arriti deri prof. ordinar në këtë fakultet. Ka qenë edhe drejtor i Klinikes Infektive të Prishtinës. Ka të botuara 30 punime shkencore dhe ka marrë pjesë në shumë simpoziume në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.