← Shfleto

Sali Kelmendi

Magjistër i shkencave politike

Lindi në mars të vitit 1946 në Çyshk të Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1974, kurse për së dyti u diplomua në Akademinë e Arteve në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb ku edhe magjistroi në prill të vitit 1983 me temën: ”PROBLEMI I QIPROS NË KONTESTIN E MARRDHËNJEVE NDËRKOMBËTARE”(kr). Mr. Sali Kelmendi së pari punoi si profesor i historisë në Gjimnaz e mandej në Shkollën Ekonomike në Pejë deri më 1977. Punoi si redaktor i politikës së jashtme në TVP e prej vitit 1989 si kryeredaktor i RTV. të Prishtinë dhe Tiranës (1997). Mr. Sali Kelmendi është i angazhuar si ligjërues në Fakultetin Filozofik në Degën e Shkencave Politike në Prishtinë. Ka të botuara disa punime profesionale-shkencore në vend dhe jashtë, si dhe iu është botuar tema e magjistraturës. Mori pjesë në shumë tubime shkencore ndërkombëtare në vend dhe jashtë me kumtesa dhe ka vizituar më tepër se 50 shtete të botës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.