Sali Emërllahu
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1933 në Breznicë të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Albanologjisë, i kreu në Beograd më 1962. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe në Prishtinë, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1982 me temën: ”E FOLMJA SHQIPE NË FSHATRAT E RRETHIT TË BUJANOCIT”. Mr. Sali Emërllahu së pari punoi si prof. i gjuhës shqipe në Tërnoc, mandej në Normale të Gjilanit, kurse prej vitit 1970 ishte përkthyes në Kombinatin “Kosova” të Obiliqit. Mr. S. Emërllahu është marrë me përkthime të disa teksteve për nevoja të Entit të Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore të Prishtinës. Një kohë ka qenë inspektor i arsimit në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Madvegjes.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.