← Shfleto

Sali Bushi

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në shkurt të vitit 1939 në Shqefën të Burrelit. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në Burrel. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1963. Po në këtë fakultet doktoroi më 1999 me temën:” GJEOLOGJIA DHE LLOGARITJA E REZERVAVE PËR VENDBURIMET E KROMIT NË INSTITUTIN POLITEKNIK SHKALLA DHE MAJA E KURORËS”. Dr. Sali Bushati së pari punoi si teknik gjeolog në ekspeditën gjeologjike Kalimash-Kukës si dhe në Surroi dhe B. Curr, mandej në Ndërmarrjen Gjeologjike të Bulqizës e Burrelit. Ka qenë përgjegjës i Seksionit të Industrisë në Komitetin Ekzekutiv të rrethit të Matit. Rezultatet e kërkimeve i paraqiti në 3 punime të botuara shkencore. Është dekoruar me “Medalje Pune” dhe me “Urdhër Pune” kl. III.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.