← Shfleto

Salem Lepaja

Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi në shtator të vitit 1955 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe tri vite të gjimnazit i kreu në Prishtinë, kurse vitin e fundit dhe diplomoi në Losalto Haiendo Heights në Kaliforni. Fakultetin e Elektroteknikës Dega Elektronikë e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Elektroteknikës Drejtimi Informatikë me telekomunikacion në Universitetin e Zagrebit ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1987 me temën:” MODELIMI I RRJETAVE INFORMATIVE PËR TRANSMETIM TË INTEGRUAR TË FOLURIT DHE TË TË DHËNAVE” (kr). Mr. Salem Lepaja doktoroi në Fakultetin Teknik të Vjenës në prill të vitit 2005 me temën: ”MOBILITETI DHE KUALITETI I SHËRBIMEVE NË RRJETAT KOMUNIKUESE BREZGJERA”(ang). Dr. Salem Lepaja së pari u zgjodh asistent i Elektroteknikës, mandej ligjërues i Telekomunikacionit në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë dhe arriti deri te Prof. i asocuar i Rrjetave komunikuese. Ka 15 punime shkencore si autor e koautor të botuara kryesisht në anglishte. Është koautor i një libri për shkolla të mesme dhe një libri universitar dhe autor i një teksti për SHLP. Ka marrë pjesë në simpoziume e konferenca në vend dhe jashtë vendit dhe pjesëmarrës në projekte në Kosovë e jashtë saj.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.