Salajdin Mehmeti
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në qershor të vitit 1946 në Otushishtë të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Tetovë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1975. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në maj të vitit 1985 me temën:”DRAMA SHQIPE PREJ FILLIMIT DERI ME 1939”. Mr. Salajdin Mehmeti doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në nëntor të vitit 2002 me temën:”KRIJIMTARIA DRAMATURGJIKE E KRISTO FLOQIT”. Dr. Salajdin Mehmeti së pari punoi si mësues në fshatra të Tetovës, mandej arsimtar në rreth të Prishtinës dhe në Qendrën Teknike të Prishtinës, prej vitit 1994 si ligjërues letërsisë së Vjetër shqipe dhe i letërsisë për fëmijë në SHLP të Prishtinës, ku edhe tash punon. Dr. S. Mehmeti ka publikuar shumë punime në revista shkencore të Prishtinës e të Shkupit. I ka 27 njësi bibliografike të botuara. Ka përkthyer edhe artikuj prej autorëve të ndryshëm që janë 13 punime.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.