Sahit Sylejmani
Magjistër i shkencave juridike
Lindi në shkurt të vitit 1960 në Dumnicë të Poshtme të Podujevës (Besianës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Gjimnazin në Podujevë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1989 me temën: ”VEPRA PENALE KUNDËR MARRËDHËNIEVE TË PUNËS NË TERRITORIN E KOMUNAVE TË PËRFSHIRA NË JURIDIKSIONIN E GJYKATËS SË QARKUT NË PRISHTINË PËR PERIUDHËN 1974-1983”. Mr. Sahit Sylejmani së pari punoi si sekretar në ndërmarrjen “ 28 Nëntori” në Podujevë, ka qenë kryetar i Shoqatës të Gjykatësve të pavarur në Podujevë dhe aktualisht është kryetar i Gjyqit për Kundërvajtje në Podujevë. Ka të botuara 5 punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.