← Shfleto

Safet Spahiu

Magjistër i artit – disenjit grafik

Lindi në maj të vitit 1960 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Arteve e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve –Drejtimi i disenjit në Prishtinë ku edhe magjistroi në tetor të vitit 2000. me temën: ”PROZA NË PIKTURËN E LIBRIT”. Mr. Safet Spahiu së pari punoi në “Printeks” të Prizrenit si kreator i disenjit mandej kaloi në SHKA “Agimi” të Prizrenit ku e ka organizuar Seksionin e Artit Figurativ. Mr. S. Spahiu ka marrë pjesë në ekspozita kolektive, Aktualisht jeton dhe punon në Gostivar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.