Safet Nishevci
Doktor i shkencave të antropologjisë
Lindi në shkurt të vitit 1951 në Ballovc të Besianës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Podujevë. FSHMN-Dega e Biologjisë - e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Antropologjisë në Zagreb, ku për shkak të luftës në Kroaci tema është mbrojtur në FSHN-Dega e Antropologjisë në Tiranë në dhjetor të vitit 1999 me temën: ” MOSHA MENARKALE TE NXËNËSIT E KOMUNËS SË PODUJEVËS”. Mr. Safet Nishevci doktoroi në të njejtin fakultet në Tiranë, në shtator të vitit 2002 me temën: ”NDRYSHIMET E ÇFAQJES SË MENARKSISË NË MOSHA SIPAS GRUPEVE SOCIALO-EKONOMIKE DHE MUAJVE TE NXËNËSIT E KOSOVËS”. Dr. Safet Nishevci së pari punoi si prof. i biologjisë në Gjimnaz të Podujevës, mandej si këshilltar për biologji në komunën e Podujevës, kurse tash është shef i Natyrës në Muze të Kosovës në Prishtinë. Është i vetmi doktor i antropologjisë në Kosovë deri më tani. Ka të botuara 9 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.