Sadullah-Daja Zendeli
Magjistër i filologjisë
Lindi në maj të vitit 1935 në Sërmanovë të Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (ekonomi-koperative) e filloi në Gostivar dhe e kreu në Strumicë. Shkollën e Lartë të Bibliotekarisë e kreu në Barras të Suedisë. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhës Suedeze e kreu në Universitetin Uppsala në Suedi me 1971. Studimet pasuniversitare i kreu në të njëjtin universitet në Suedi dhe magjistroi në tetor të vitit 1973 me temën: “ KATALOGU I LIBRAVE NGA SHTETET BALLKANIKE NË PERIUDHËN 1948 – 1973”(su). Librat që kishte blerë Suedia nga shtetet Ballkanike (si Thoma Kaçorrit e tj.). Mr. Zenullah Zendeli-Daja punoi si drejtor i Bibliotekës së shkollave fillore dhe të mesme në Kalmari, mandej punoi si mësimdhënës i Gjuhës Shqipe për mërgimtarët shqiptarë që kishin ardhur në Suedi që nga viti 1955. Veprimtaria e S. Zendelit-Daja është e begatshme në ndihmën që ky dha për refugjatët shqiptarë në Suedi, ka botuar Fjalor Suedisht-Shqip që ka qenë ndihmesë për mësimin e gjuhës suedishte nga emigrantët shqiptarë. Jeton si pensionist në ujdhesën Oland qyteti Kalmari-Suedi.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.