← Shfleto

Sadullah Avdiu

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në qershor të vitit 1959 në Lluçan të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Sh. Mesme Teknike e kreu në Bujanoc. Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i filloi në Beograd kurse i kreu në Fakultetin e Makinerisë në Prishtinë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1993 me temën:” DIKIMI I NUMRIT TË DHËMBËVE DHE I KOEFICIENTIT TË ZHVENDOSJES SË PRONFILIT NË QËNRUESHMËRINË E DHËMBËVE TË DHËMBËZORËVE”. Mr. Sadullah Avdiu doktoroi në Fakultetin e Makinerisë në Prishtinë në mars të vitit 2003 me temën: ”NDIKIMI I SHKALLËS SË INGRANIMIT DHE SHPEJTËSISË SË RRËSHQITJES NË BARTJEN E DHËMBËVE TË DHËMBËZORËVE”. Dr. Sadullah Avdiu së pari punoi si mësimdhënës në QAMO të Bujanocit, ku ishte i angazhuar edhe si bashkëpunëtor në Fakultetin Teknik të Prishtinës si asistentligjërues i lëndes Detajet e Makinave I e II, ishte i angazhuar edhe në SHLT të Mitrovicës, mandej është angazhuar edhe për lëndën Transmetuesit e fuqisë. Dr. S. Avdiu ka 6 tekste të botuara dhe ligjërata të autorizuara, ka 19 punime shkencore, 5 punime profesionale dhe 3 tekste shkollore si autor-bashkautor dhe është ligjërues në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.