Sadri Shkodra
Doktor i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi në qershor të vitit 1944 në Desivojcë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Gjilan. Fakultetin Filozofik-Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1977 me temën: ”GRUPI I KLASËVE DEVIZOR TË UNAZËS SË KRULLIT”(kr). Mr. Sadri Shkodra doktoroi në FSHMN të Prishtinës në prill të vitit 1991 me temën: ”KONTRIBUT TEORISË SË MBËSHTJELLËSIT TRANSLATOR TË SEMIGRUPIT. Dr. Sadri Shkodra në fillim punoi si mësues në vendlindje, si arsimtar në Prishtinë, si profesor i matematikës në Normale të Gjilanit e më 1970 zgjidhet asistent i matematikës në Fakultetin Teknik të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i Matematikës I, II dhe III në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës. Ka specializuar matematikën në BRSS. Mori pjesë në shumë Kongrese e simpoziume në vend dhe jashtë. Ka të botuara 12 punime shkencore, 5 tekste universitare dhe 2 botime të veçanta.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.