Sadri Bajraktari
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1938 në Polluzhë të Rahovecit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Rahovec, të mesmen (gjimnazin) e kreu në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1964. Specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit për citologjinë mjekësore dhe kirurgjinë vaskulare, mandej vazhdoi në Pragë dhe Paris. Doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1988 me temën: ”TRAJTIMI KIRURGJIK I ÇRREGULLIMEVE VEZORE NË ANËSITË E POSHTME”. Dr. Sadri Bajraktari së pari punoi si mjek në Rahovec më 1969 kaloi në Klinikën e Kirurgjisë të Prishtinës, kurse më 1973 zgjidhet asistent i kirurgjisë së përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. S. Bajraktari ka të botuara më tepër se 80 punime shkencore si autor-koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.