← Shfleto

Sadik Zekaj

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1950 në Abri të Ulët të Skenderajt. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Likoc, kurse Gjimnazin e kreu në Gllogoc. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1984 me temën: ”NDRYSHIMET NË HEMOSTAZË TE TË SËMURËT E MJEKUAR NGA TUMORET MALINJ TË LUKTHIT DHE I ZORRËS SË TRASHE”(kr). Mr. Sadik Zekaj doktorua në të njëjtin fakultet të Zagrebit në shtator të vitit 1988 me temën: ”KORRELACIONI I NDRYSHIMEVE NË HEMOSTAZË TE TË SËMURIT ME TUMOR GASTRINTESTINAL ME METASTAZË DHE PA METASTAZË NË MËLQI”(kr). Dr. Sadik Zekaj së pari punoi si mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Gllogoc, dhe prej aty kreu edhe specializimin për internist në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, mandej kreu edhe seminarin për ultrasonografi dhe endoskopi gastrointerstinob në Lubjanë. Ka të botuara 29 punime shkencore dhe është prof. ordinar i Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.