Sadik Shala
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1933 në Logjë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në Raushiq, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. Fakultetin e Mjekësisë e nisi në Zagreb, dhe e kreu në Shkup më 1966, ku edhe specializoi. Sadik Shala doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1979 me temën: ”DISA KARAKTERISTIKA TË ÇRREGULLIMEVE NEUROTIKE TË PUNËTORËVE E TË KOLEKTIVAVE NË TERRITORIN E KSA TË KOSOVËS ME VËSHTRIM TË POSAÇËM TË PSIKOGJENEZËS SË ATYRE ÇRREGULLIMEVE” (sr). Dr. Sadik Shala në fillim ishte mjek në Hagosht e Kamenicë. Ka qenë prof. inordinar i Neuropsikiatrisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Specializoi edhe në Rusi. Vdiq në Prishtinë më 1983.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.