Sadi Behxheti
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1957 në Lisec të Tetovës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Tetovë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN -Seksioni i Biomedicinës-Neuroanatomisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1985 me temën” MARRËDHËNIET NË MES ENDOPLASTIKËS DHE ORGANIZMIT MODULAR TË ARES ENTORINALE TË NJERIUT”(kr ). Mr. Sadi Behxheti doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, në nëntor të vitit 1987 me temën: ”ORGANIZMAT CITOARHITEKTONIKE TË KALUMVE ANËSORE NË KARTAKUSIN ENTORINAL TË NJERIU”(kr). Dr. Sadi Behxheti në fillim punoi si mjek-asistent në Institutin e Anatomisë të Prishtinës mandej në Fakultetin e Mjekësisë, ka arritur deri te prof. ordinar i Anatomisë. Ka të botuara 10 punime shkencore si autor-koautor dhe është profesor i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.