Sabri Tahiri
Doktor i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi në korrik të vitit 1949 në Malishevë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Gjilan. FSHMN-Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Degën e Matematikës ku edhe magjistroi (ndër të parët) në Prishtinë në mars të vitit 1986 me temën: ”VEPRIMI I GRUPEVE TË FROBENIUSIT NË RRAFSHET PROJEKTIVE”. Mr. Sabri Tahiri doktoroi në FSHMN të Prishtinës në dhjetor të vitit 2006 me temën: ”ZBATIMI I METODAVE TË INTELEGJENCAVE TË SHUMFISHTA DHE REALISTE NË MËSIMIN E MATEMATIKËS NË SHKOLLËN FILLORE”. Dr. Sabri Tahiri së pari punoi si arsimtar i matematikës në shkollën fillore “E.Duraku” në Prishtinë, mandej si profesor i matematikës në Gjimnaz të Gjilanit, Vitisë dhe të Bujanocit. Më 1979 u zgjodh ligjërues në SHLP të Gjilanit ku ligjëron lëndën e matematikës me metodikë. Ka qenë Zëvendësdrejtor në SHLP të Gjilanit. Ka të botuara 10 punime dhe 4 tekste të matematikës. Ka marrë pjesë në disa tubime shkencore në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.