Sabri Sadiku
Magjistër i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi më 1949 në Shupkofc të Mitrovicës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Mitrovicë. FSHMN-Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1974. Po në këtë fakultet të Prishtinës i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në tetor të vitit 1982 me temën: ”GJYSMËGRUPET INVERZIVE”. Mr. Sabri Sadiku në fillim punoi si profesor i matematikës në Normale të Prishtinës dhe në Gjimnaz të Mitrovicës, më 1977 kaloi në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë të Mitrovicës si ligjërues i matematikës I dhe II. Ku edhe tash punon. Ka qenë shef i Departamentit të Teknologjisë në këtë fakultet. Ka të botuara 3 punime shkencore dhe është autor-koautor i 11 dispensave të matematikës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.