← Shfleto

Sabri Rexha

Doktor i shkencave të historisë

Lindi në gusht të vitit 1945 në Barilevë të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1974. Po në këtë fakultet i bëri studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në maj të viti 1979 me temën: ” VUQITËRNA ME RRETHINË 1918 – 1941”. Mr. Sabri Rexha u regjistrua edhe në Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb, ku i dha të gjitha provimet dhe mori temën e magjistraturës me titull:”Veprimtaria luftarake e popullsisë në luftërat bashkëkohore” por nuk e mbrojti për shkak të luftës që shpërtheu në ish - Jugosllavi. Kurse më 1997 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku i është pranuar tema me titull “POPULLSIA DHE RAPORTET NDËRETNIKE NË KOSOVË 1912 – 1941”. E mbrojtur në dhjetor të vitit 2000. Dr. Sabri Rexha në fillim punoi si profesor i historisë në Shkollën Ekonomike dhe në Gjimnaz të Prishtinës. Si magjistër dhe oficir rezervë Sabriu punoi si ligjërues i lëndës Mbrojtja e përgjithshme popullore në SHLP të Prishtinës dhe arriti deri te prof. i rregullt i kësaj lënde në SHLP të Prishtinës. Dr. S.Rexha ka të botuara 8 punime shkencore dhe është koautor i tekstit për student të SHLP Mbrojtja e përgjithshme popullore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.