Sabri Hamiti
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1950 në Dumnicë të Pujevës(Besianës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Podujevë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe letërsisë Shqipe - e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, specializimin për gjuhë e bëri në Universitetin e Sorbonës, ku edhe mori diplomën e shkollës së lartë për Letërsi Frënge në Paris, mandej doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”HIVZI SYLEJMANI VEPRIMTARIA LETRARE”. Dr. Sabri Hamiti në fillim punoi si redaktor në “Rilindje” të Prishtinës. Prej vitit 1963 merret me veprimtari krijuese letrare në prozë, romane e drama. Ka të botuara 35 libra. Është prof. ordinar i Historisë së Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Tri herë ka qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. Dr. Sabri Hamiti në vitin 2000 u zgjodh anëtar korrespondent i ASHA të Kosovës në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.