Sabit Bajçinovci
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1951 në Çikatovë të Drenasit. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme të Mjekësisë i kreu në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1989 me temën: ”KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE ZHVILLIMIT TË FËMIJËVE TË PRISHTINËS 1985-1989”(kr). Mr. Sabit Bajçinovci e vazhdoi punën shkencore dhe doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në nëntor të vitit 1993 me temën: ”KARAKTERISTIKAT ANTROPOMETRIKE, KLINIKE DHE HEMATOLOGJIKE TE FËMIJËT E INFEKTUAR ME PARAZITET E ZORRËVE”. Dr. Sabit Bajçinovci së pari punoi si mjek në Entin për Mbrojtjen e Shëndetit të Prishtinës dhe në Institutin për Higjienë të Kosovës, ka të botuara 20 punime shkencore si autor-koautor. Aktualisht punon jashtë vendit (Kosovës).
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.