Sabile Keçmezi-Basha
Doktor e shkence të historisë
Lindi në prill të vitit 1954 në Koretin të Kamenicës(Dardanë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Kamenicë. Fakultetin e Shkencave Politike e kreu në Beograd më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1980 me tzemën:”GJENDJA ORGANIZATIVE E KPJ-së NË KOSOVË 19451948”. Mr. Sabile Keçmezi-Basha doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në maj të vitit 1984 me temën: ”ZHVILLIMI HISTORIK I PKJ-LKJ NË KOSOVË 1945-1966”. Dr. Sabile Keçmezi-Basha ka punuar në Institutin e Historisë të Kosovës që nga viti 1978 në fillim si bashkëpuntor shkencor dhe arriti deri te bashkëpuntor e lartë shkencor në këtë institut. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ishte redaktore përgjegjëse për hapësirën Etnike Shqiptare në ishJugosllavi në Revistën “Bota Shqiptare” që botohej në Tiranë. Merret me shkrime dhe ka të 3 botime të veçanta, 19 punime shkencore, 46 kontribute të tjera dhe 3 botime letrare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.