← Shfleto

Sabah Sena

Doktor i shkencave të bujqësisë – zooteknikës

Lindi më 1958 në Krujë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studioi Zooteknikën në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës dhe diplomoi më 1982. Në fillim punoi si Zooteknik në Ekonominë Bujqësore të rrethit të Krujës, në Fabrikën e Ushqimit të kafshëve, ku edhe u emrua drejtor i Ndërmarrjes së Ushqimeve për Blegtori të Tiranës. Emërohet ministër i Bujqësisë edhe pas një kohe kaloi Kordinator Kombëtar në Projektin e Shërbimit Këshillimor të financuar nga EU Pharm. U angazhua në Projektin e USAIDit dhe FCI-AATAAA dhe Lord Olakës. S. Sena ka gradën “Doktor i shkencave”. Dr. Sabah Sena është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Industrisë së Ushqimit të blegtorisë ( IFIF) dhe Bashkëpunëtor për Shqipërinë i Shoqatës Amerikane në Sofje (ASA) dhe anëtar i Ag Ren si dhe anëtar i përhershëm i Shoqatës Ndërkombëtare për Këshillimin dhe Arsimimin Bujqësor. Dr Sabah Sena dha kontribut të çmuar për Shkencën e Bujqësisë Shqiptare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.