← Shfleto

Sabah Hilmia

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në mars të vitit 1925 në Shkodër. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Studimet e larta për ekonomi i përfundoi në Institutin Ekonomik me sukses të shkëlqyeshëm në Tiranë më 1957. Sabah Hilmia titullin docent e mori më 1974, kurse “Doktor Shkence” më 1981 dhe profesor më 1984. Dr. Sabah Hilmia në fillim të punës më 1945 u emërua drejtor i Dhomes Ekonomike të Shkodrës dhe shef i Seksionit të Financave të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Shkodrës. Ishte kryetar i Degës dhe drejtor në Ministrinë e Ekonomisë, në Ministrinë e Financave dhe drejtor i Drejtorisë së Çmimeve në kryeministri (1950). Punoi si shef i financave në Komitetin Ekzekutiv të Elbasanit. Në vitin 1970 u zgjodh pedagog në Katedrën e Financës në Fakultetin e Ekonomisë të Tiranës. Ka qenë anëtar i Komisionit të Kualifikimit Shkencor në Ministrinë e arsimit dhe të shkencës. Dr. S. Hilmia është autor-bashkautor i monografive, teksteve universitare dhe autor i mëse 100 artikujve shkencorë të botuar në vend dhe jashtë vendit. Ka udhëhequr dhjetra pedagogë e ekonomistë për të marrë titull Kandidat Shkencash e doktoratura. U dekorua me “Urdhri i Punës “kl. II dhe kl. III dhe me medalje “Kujtimi” dhe “Trimërie”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.