Ruzhdi Pllana
Doktor i shkencave të natyrës – gjeografisë
Lindi më 1940 në Dobërllukë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e nisi në Smrekonicë dhe e kreu në Vushtrri, kurse të mesmen (Normalen) e nisi në Mitrovicë dhe e kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjeografisë e kreu në Novi Sad më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN në Zagreb, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1973 me temën: ”ASPEKTI GJEOGRAFIK I UJËRAVE TË LUMIT SITNICA”(kr). Mr. Ruzhdi Pllana doktoroi në FSHMN të Prishtinës në qershor të vitit 1977 me temën: ”UJËRAT E BASENIT TË KOSOVËS”. Dr. Ruzhdi Pllana së pari punoi si mësues në Smrekonicë, si prof. i gjeografisë në Normale të Mitrovicës. Më 1971 u zgjodh asistent i hidrografisë me klimatologji në FSHMN të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Dr. R. Pllana ka qenë në specializim në Çeki, Poloni, Holandë, Angli, Rusi, dhe SHBA. Dr. R. Pllana ka qenë zëvendëssekretar Krahinor i Arsimit në Kosovë. Ka të botuara më tepër se 50 punime shkencore, 5 tekste për shkolla fillore-të mesme. Ka përcjellë realizimin e 9 projekteve për hidrologjinë e Kosovës me organizatat ndërkombëtare. Ka qenë shef i Katedrës së Gjeografisë në FSHMN të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.