Ruzhdi Kastrati
Doktor i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi më 1943 në Karaçevë të Epërme të Kamenicës (Dardanë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Nomalen) në Gjilan. Fakultetin Filozofik-Dega e Matematikës - e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN në Prishtinë, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1984 me temën: ”VLERSIMI I KOEFICIENTIT FOURIE TË SERIVE LAKUNORE TË KLASËVE TË NIKOLSK-it”. Mr. Ruzhdi Kastrati doktoroi në të njëjtin fakultet në Prishtinë në shkurt të vitit 1990 me temën: ”VLERËSIMI I KOEFICIENTIT FOURI TE DISA KLASA FUNKSIONESH ME DY VARIABLA”. Dr. Ruzhdi Kastrati ka qenë në specializim në Moskë. Është prof. ordinar i Matematikës për Kimista në FSHMN. Ka të botuara 22 punime shkencore, 4 kumtesa, 2 tekste universitare. Ka qenë dekan i Fakultetit të Mësuesisë në Prishtinë, vdekja e gjeti ne kryerje te detyres, Prishtine 2003.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.