Rushit Rexhëbeqaj
Magjistër i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi më 1942 në Gjonaj të Prizrenit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Preshevë kurse të mesmen (Normalen) e kreu në Prizren. Fakultetin Filozofik –Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1991 me temën: ”KONGRUENCA E DREJTËZAVE NË HAPËSIRË REALE TRIDIMENSIONALE EUKLIDIANE”. Mr. Rushit Rexhëbeqaj ka punuar si profesor i Matematikës në Normale të Prizrenit dhe në SHLP si ligjërues i gjeometrisë elementare dhe deskriptive si prof. i rregullt. Ka të botuara 6 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.