← Shfleto

Rushan Liço

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në nëntor të vitit 1937 në Qeshirbes të Skraparit. Mësimet e para i mori në vendlindje, Teknikumin e Naftës e kreu në Kuçovë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1964. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1993 me temën: ” STUDIMI I GRADIENTËVE TË FUSHËS ELEKTRIKE TË POLARIZIMIT SPONTAN NË VENDBURIMET E NAFTËS E GAZIT PËR KËRKIMIN E TYRE”. Dr. Rushan Liço punoi si teknik gjeologjie në Ndërmarrjen e Shpimit të Kuçovës, mandej si inxh. gjeofizik në Ndërmarrjen Gjeofizike të Patosit, përgjegjës i Laboratorit të Institutit të Naftës e të Gazit të Kuçovës, pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Rezultatet e studimit i ka paraqitur në raporte të ndryshme, është bashkautor i monografisë “Atlasi Gjeometrik i Albanideve”. Ka 5 referate jashtë vendit, dhe 14 artikuj të botuar, 4 monografi e 9 tekste. Ka mbajtur ligjërata në universitetet: Romë, Milano, Vjenë dhe Londër. U dekorua me “Medalje Pune”. Me Urdhër Pune “N.Frashëri” kl. III.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.