← Shfleto

Rukije Murati

Doktor e shkencave të bujqësisë

Lindi në janar të vitit 1964 në Zajaz. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Shkup, këtu i vazhdoi edhe studimet në Fakultetin e Bujqësisë – Dega perimokultura dhe diplomoi më 1987 me sukses të shkëlqyeshëm. Studimet pasuniversitare i vazhdoi në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1996 me temën:”?“. Mr. Rukije Murati doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë në Shkup në qershor të vitit 2005 me temën: ”MVARSHMËRIA NË RRITJE DHE ZHVILLIM NË KROMIDET DIMRORE (ALLIUM CEPA L) NË HAPSIRËN AGROKLIMATIKE DHE KOHËN E MBIELLJES”(ma). Dr. Rukije Murati punon në Fakultetin e Bujqësisë në Shkup së pari si asistente, udhëheqëse e departamentit të Perimokulturës pranë Institutit Bujqësor në Shkup. Specializoi në fushën e Perimokulturës në SHBA, Japoni, Belgjikë, Egjipt, Turqi, Izrael, Holandë, Itali. Ligjëron në disa universitete të botës si në Amerikë, Izrael, Shqipëri, Suedi etj. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume në vend dhe jashtë vendi. Është anëtare e Komisionit shtetëror për mirënjohje dhe aprovimin e llojeve të reja të perimeve. Anëtare e Institutit Ndërkombëtar për resurse gjenetike bimore me seli në Romë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.