Ruke Beqiraj
Magjistër i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1956 në Isniq të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Deçan. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1982. Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë ku edhe magjistroi në Prishtinë në qershor të vitit 1989 me temën ”EOZINOFILIA DHE INFEKTIMI ME HELMINTE TË ZORRËVE”. Mr. Ruke Beqiraj që nga viti 1983 punon si hulumtuese në Institutin e Histologjisë të Fakultetit të Mjekësisë dhe është asistente e Histologjisë me embriologji në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.