Ruhi Hasipi
Magjistër i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi me 1941 në Kashtisht të Strugës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje të mesmen në Prishtinë. FSHMN-Dega e Biologjisë e kreu në Shkup më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biologjisë në Zagreb ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1975 me temën: ”ANALIZA EKOLOGJIKE E ARNITOFAUNËS TË RRETHIT TË STRUGËS”(kr). Mr. Ruhi Hasipi së pari punoi si prof. i biologjisë në Shkup, pastaj në Gjimnaz të Kaçanikut e më vonë si Inspektor i Arsimet në këtë komunë ku punon edhe tash. Ka të botuar disa punime shkencore të lëmit të ekologjisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.