← Shfleto

Rudolf Koka

Doktor i gjeodezisë

Lindi në qershor të vitit 1940 në Lushnjë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Shkodër. Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit-Dega e Gjeodezisë, e kreu në Tiranë më 1978. Doktoroi po në këtë fakultet të Tiranës në dhjetor të vitit 1993 me temën: ”SAKTËSIA E DUHUR TË MATJEVE GJEODEZIKE NË DISTANCË 5 DERI 15 KM NGA VIJA BREGDETARE PËR PËRCAKTIMIN E OBJEKTEVE TË VROJTIMEVE GJEOLO-GJEOFIZIKE NË DET”. Dr. Rudolf Koka punoi në Ndërmarrjen e Kërkim-zbulimit të Bakrit në Mirditë. Në ekspeditën komplekse detare të Durrësit, mandej mësimdhënës në Degën e Gjeodezisë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Tiranës. Punoi edhe inxh. topograf pranë Ekspedites komplekse detare për kërkimin e naftës-gazit të Durrësit. Ka të botuara 4 punime profesionale dhe 5 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.