Rrustem Morina
Magjistër i shkencave të historisë
Lindi në dhjetor të vitit 1942 në Çikatovë të Vjetër të Gllogocit (Drenas). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) e nisi në Ferizaj dhe e kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”ZHVILLIMI HISTORIK I GJIMNAZIT TË PRISHTINËS PREJ VITIT 1913 – 1945”. Mr. Rrustem Morina së pari punoi si mësues në vendlindje e Dobrashec, mandej si profesor i historisë në Entin për Edukimin dhe arsimimin e të rriturve në Prishtinë e prej aty në Gjimnazin “S.Frashëri” të Prishtinës, ku punoi deri në vdekje (2000).
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.