← Shfleto

Rrustem Hasani

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi më 1935 në Kllodernicë të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1980 me temën: ”ZHVILLIMI I ARSIMIT DHE KULTURËS NË MITROVICË ME RRETHINË 1918-1944”. Mr. Rrustem Hasani në fillim punoi si mësues në Rezallë e fshatra tjera të Skënderajt, më vonë si prof. i historisë në Gjimnaz dhe në Shkollën Ekonomike në Mitrovicë. Ka qenë kryeshef i Arsimit në komunën e Mitrovicës. Ka të botuara 6 punime shkencore, tash është pensionist dhe jeton në Mitrovicë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.