← Shfleto

Rrustem Buzhala

Magjistër i shkencave politike

Lindi në mars të vitit 1952 në Budakovë të Suharekës (Therandës). Shkollën fillore e nisi në Bukosh dhe e kreu në Mushtisht, Normalen e kreu në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega e Sociologjisë e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1988 me temën: ”VETËQEVERISJA-RRUGA E ÇLIRIMIT EKONOMIK TË PUNËS”(kr). Mr. Rrustem Buzhala së pari punoi si mësues, mandej si prof. i Sociologjisë në Gjimnazin e Prishtinës si dhe në Shkollën Teknike, kurse më 1986 u zgjodh ligjërues i lëndës bazat e Filozofisë marksiste dhe të Sociologjisë në SHLP të Prishtinës, ku ka qenë edhe zëvendësdrejtor në SHLP., ka qenë edhe kryetar i degës mësimore për lëndët klasore në SHLP të Prishtinës. Ka të botuara 4 punime shkencore, tash është përgjegjës për arsimin fillor në komunën e Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.