Rrustem Berisha
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në shkurt të vitit 1938 në Godishnjak të Podujevës(Besianës). Shkollën fillore e nisi në Lluzhan dhe e kreu në Podujevë. Normalen e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhë dhe Letërsi Shqipe më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri gjithashtu në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1975 me temën: ”PERSONIFIKIMI NË POEZINË POPULLORE (GOJORE) SHQIPTARE”. Mr. Rrustem Berisha doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në korrik të vitit 1984 me temën: ”STILI DHE FIGURACIONI I POEZISË POPULLORE SHQIPTARE”. Dr. Rrustem Berisha në fillim punoi si mësues, profesor në shkollë të mesme, gazetar në Radio Prishtinë në emisionin për fëmijë, në revistat shqipe në Prishtinë e më vonë kaloi në Institutin Albanologjik të Prishtinës, bashkëpunëtor i lartë shkencor-si këshilltar. Ka të botuara më tepër se 60 punime shkencore, 16 vepra letrare. Aktualisht është këshilltar i lartë shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.