← Shfleto

Rrapo Çela

Doktor i shkencave të gjeologjisë – petrolog

Lindi në mars të vitit 1937 në Brataj të Vlorës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Vlorë. Studimet e larta i filloi në Rusi kurse i kreu në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1964. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1987 në temën: ” STUDIMI I LIGJËSIVE MINERALOGOPETROGRAFIKE DHE I KUSHTEVE TË FORMIMIT TË DEPOZITIMEVE TË OLIGOCENIT TË SIPËRMAKUITANIANIT NË BREZAT KURVELESHÇIKË DHE RËNDËSIA E TYRE NË KËRKIMIN E NAFTËS”. Dr. Rrapo Çela së pari punoi si teknik gjeolog në Ndërmarrjen Minerare Bakër në Kurbnesh, mandej petrograf në Laboratorin Qendror të Naftës në Kuçovë-Fier. Kryesisht është marrë me studime petrografike e mineralogjike. Përfundimet i ka paraqitur në raporte. I ka të botuara 19 punime-artikuj shkencor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.