Romeo Eftimi
Doktor i shkencave të gjeologjisë – hidrogjeolog
Lindi në korrik të vitit 1941 në Mborje të Korçës. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Korçë. Studimet e larta i bëri në Institutin Gjeologji-Miniera në Sofje (Bullgari) dhe diplomoi në hidrogjeolog. Ka doktoruar në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1983 me temën: ”VETIT FILTRUESE TË SHTRESAVE UJËMBAJTËSE ZHAVORRORE TË ULTËSIRËS PERËNDIMORE TË SHQIPËRISË”. Dr. Romeo Eftimi së pari punoi si inxh. hidrogjeolog në Ndërmarrjen Hidrogjeologjike të Tiranës, ku ishte edhe kryehidrolog. Më 1997 mori titullin “Mjeshtër kërkimesh”. Kreu specializimin për metodat radioaktive hidrologjike në Bari (Itali). Ka dhënë kontribut të veçantë në studimin e pellgjeve ujëmbajtëse të Shqipërisë. Rezultatet i shpalli në 20 punime shkencore të botuara në vend dhe 15 të botuara jashtë. Është dekoruar me “Urdhër të Punës” kl. III. dhe me “Çmimin e Republikës” shk. III.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.