Riza Tefiku
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1868 në qytezën Cesri Mustafë Pasha të Edrenes. Ishte i biri i Mehmet Tefikut nga Dibra që shërbeu si prefekt i Edrenes, Riza mësimet fillestare i bëri në Aleancën Izraelite në Izmir, kurse të mesmet (Gjimnazin) e kreu në Gallata Saraj të Stambollit. Studimet i bëri në Fakultetin Juridik-Administrativ të Stambollit më 1888. Në këtë vit u përjashtua nga fakulteti sepse lexonte vjersha të patriotëve Shqiptarë, për shkak se e kishte vizatuar Ismail Qemajlin, e burgosën në Stamboll. Mandej Riza Tefiku me vështirësi e kreu Fakultetin e Mjekësisë të Stambollit dhe punoi si mjek në Zyrën e Doganës. Aty i shkruante dhe i botonte vjershat në revistën “Serveti Funun”. Dr. Riza Tefiku ligjëroi në kolegjin amerikan “Robet Kalesh” të Stambollit si dhe mbante leksione në shumë Degë të Universitetit të Stambollit. Dr. R. Tefiku gjithnjë thoshte jam biri i shqiptarit nga Dibra, nënën e kam çerkeze. Ka hartuar shumë libra të lëmit të filologjisë. Për poetin e madh turk me prejardhje shqiptare (Dr. Riza Tefiku) janë botuar disa monografi dhe antologji poetike. Vdiq në Stamboll më 1949.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.