Riza Smaka
Doktor i shkencave juridike
Lindi më 1941 në Prelaj të Rugovës së Pejës. Shkollën fillore i nisi në vendlindje, por e kreu në Pejë ku i kreu të mesmet (Gjimnazin dhe Normalën). Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në shkencat juridike-Drejtimi administrativ ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1979 me temën: ”UJDITË SHOQËRORE DHE MARRËVESHTJET VETËQEVERISËSE NË PRAKTIKËN SHËNDETËSORE TË KSA TË KOSOVËS”. Mr. Riza Smaka doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”KËMBIMI I LIRË I PUNËS NDËRMJET PRODHIMIT MATERIAL DHE VEPRIMTARIVE PUBLIKE”. Dr. Riza Smaka ka punuar në Gjykatën Supreme të Kosovës si bashkëpunëtor profesional. Në Fakultetin Ekonomik është prof. ordinar i lëndës E drejta biznesore. Gjatë viteve 1999-2001 ishte kryetar i Këshillit të UNMIK-ut për jurispodencën e Kosovës. Aktualisht është kryetar i Shoqatës së Juristëve të Kosovës dhe Këshilltar i Komitetit Legjislativ të UNMIK-ut. Ka të botuara 2 tekste universitare dhe 95 punime profesionale-shkencore dhe bashkautor i një teksti universitar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.