Riza Çavolli
Doktor i shkencave të natyrës – gjeografisë
Lindi në prill të vitit 1930 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (gimnazin) në Prishtinë. FSHMN-Dega e Gjeografisë e kreu në Beograd më 1955. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1972 me temën: ”STRUKTURA REGJIONALE E HAPËSIRËS NË KOMUNËN E PEJËS DHE RËNDËSIA E SAJ NË KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Riza Çavolli doktoroi në të njëjtin fakultet të Zagrebit në dhjetor të vitit 1975 me temën: ”DUKAGJINI REGJIONALIZIMI FIZIONOMIK DHE NADALO-FUNKSIONAL”(kr). Dr. Riza Çavolli së pari punoi si prof. i gjeografisë në Gjimnaz të Pejës, në Entin për Përparimin e Shkollave të Prishtinës (Këshilltar për gjeografi). Më 1970 u zgjodh ligjërues në Katedrën e Gjeografisë, ku arriti deri te prof. ordinar i lëndës Evropa me BSHP në FSHMN të Prishtinës. Ka qenë shef i Katedrës së Gjeografisë dhe dekan i FSHMN të Prishtinës. Dr. R.Çavolli ka 101 punim shkencor-profesional, tekste të gjeografisë për të gjitha nivelet para edhe universitar(4). dhe 2 libra të veçantë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.