← Shfleto

Riza Brada

Doktor i shkencave të pedagogjisë

Lindi më 1935 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (normalen) në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë e kreu në Shkup më 1966. Doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në nëntor të vitit 1980 me temën: ”ZGJIDHJA PEDAGOGJIKE E SITUATAVE TË KONFLIKTEVE TE NXANËSIT E MOSHËS SË RE SHKOLLORE”(sr). Dr. Riza Brada në fillim punoi si mësues e drejtor shkolle në Jabllanicë të Pejës, si prof. në Shkollën Normale të Pejës edhe drejtor i saj, si inspektor i arsimit në Pejë, këshilltar dhe drejtor i Entit Krahinor për Përparimin e Arsimit dhe të Edukimit në Prishtinë, prof. i Pedagogjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Dr. R. Brada ka të botuara 365 njësi bibliografike, 4 tekste për shkollë fillore, 2 tekste për arsimin e mesëm të orientuar, 5 botime të veçanta. Tash është pensionist.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.