Rifat Halili
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi më 1936 në Resnik të Vushtrrisë. Shkollën fillore e nisi në Dërvar dhe e kreu në Vushtrri, kurse të mesmen (Normalen) e kreu në Prishtinë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1976 me temën: ”PARIMET THEMELORE, DREJTIMI, FAKTORËT E ZHVILLIMIT TË INDUSTRISË SË KSA TË KOSOVËS NË ASPEKTIN E GJATË TË ZHVILLIMIT”(kr). Mr. Rifat Halili doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në dhjetor të vitit 1986 me temën: ”ANALIZA KRAHASUESE E PRODUKTIVITETIT TË PUNËS NË INDUSTRINË E KSA TË KOSOVËS”(kr). Dr. Rifat Halili së pari punoi si mësues, si nëpunës në komunën e Vushtrrisë, si drejtor i Ekonomisë së pyjeve në këtë komunë, në Fabrikën e Amortizatorëve të Prishtinës dhe në Metalurgjinë e Plumbit “Trepça” të Zveçanit. Ka disa punime shkencore të botuara. Tash është pensionist dhe jeton në Vushtrri.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.