← Shfleto

Rifat Gjota

Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi me 1939 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Elektroteknikës e kreu në Shkup më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit, ku dhe magjistroi në mars të vitit 1966 me temën: ”INVENTORI TIRISTORIK 120KW, 3000Hz E 500V”(kr). Mr. Rifat Gjota e vazhdoi punën shkencore dhe doktoroi në Fakultetin Teknik të Prishtinës në shkurt të vitit 1985 me temën: ”UDHËHEQJA E SHËNDËRRUESVE ME INVERTORËT E RRYMËS”(sr). Dr. Rifat Gjota në fillim punoi si inxh. i elektroteknikës në Pejë. Më 1970 u zgjodh asistent i lëndës Shëndërruesit energjetikë në Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës në Prishtinë, ku arriti deri te prof. ordinat i kësaj lënde në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës. Dr. Rifat Gjota PATENTOI Elektromotorin komplementar, ku paraqiti mënyrën e kursimit të rrymës elektrike tek elektromotorët me madhësi të ndryshme. Ka bërë edhe dy zbulime si: fusha rrotulluese komplementare dhe nocione të reja që rekomandohen në baza të Sverizmit (nga matematika). Ka një numër punimesh shkencore të botuara. Dr. Rifat Gjota është anëtar i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në Njujork. Gjith kohën punoi si profesor në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.