Ridvan Bode
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në qershor të vitit 1959 në Korçë, shkollën fillore e bëri në vendlindje, të mesmen të përgjithshme e kreu në Gjirokastër. Fakultetin e Ekonomisë Agrare-Dega Financa, e kreu në Universitetin Bujqësor të Kamzës më 1983. I ndoqi studimet pasuniversitare në Montpelier të Francës dhe mori “diplomën për studime pasuniversitare” me vlerësimin “Cum Maxima Laude” më 1993. Studimet pasuniversitare i vazhdoi në ekonomi, mori titullin “Master” në ekonominë e financave dhe merr titullin “Master in Science” në obcionin “Kërkime shkencore” me vlerësimin “Maxima Laude”. Titujt “Master of Science” – Financë (Master of Scientific Research) dhe doktoroi në shkenca të Ekonomisë. Dr. Ridvan Bode punoi si shef i Degës së Financës në Prrenjas, Librazhd e më vonë pedagog në Universitetin Bujqësor të Kamzës për lëndën analiza financiare në vitin 1995. Dr. R. Bode ka qenë drejtor i përgjithshëm i Doganave, deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe ministër i Financave.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.