← Shfleto

Rexhep Shala

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi në prill të vitit 1958 në Trudë të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në Besi kurse të mesmen në Prishtinë. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1981. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1989 me temën: ” DISA KATEGORI ZHANRI NË DISA ROMANE TONA“. Mr. Rexhep Shala doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në shtator të vitit 2000 me temën: ” VEPRA LETRARE E ANTON PASHKUT”. Dr. Rexhep Shala më 1985 u pranua si asistent i teorisë së letërsisë në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe ku tash është ligjërues i kësaj lënde në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës dhe ka të botuara disa punime.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.