Rexhep Qosja
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1936 në Vuthaj të Plavës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Guci, kurse të mesmen (Normalen) e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhës dhe Letërsi Shqipe më 1964. Po në këtë fakultet në Prishtinë doktoroi në mars të vitit 1971 me temën: ”ASDRENIJETA DHE VEPRIMTARIA LETRARE”. Dr. Rexhep Qosja së pari punoi si mësues, pastaj përkthyes e gazetar. Më 1967 u pranua asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku arriti deri të Bashkëpunëtor i lartë e Këshilltar shkencor në këtë institut. Ka qenë edhe drejtor. Specializoi shkencat e Letërsisë në Beograd. Ka punuar në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku arriti deri te prof.ordinar i lëndës Hyrje në estetikë në këtë fakultet. Ka qenë edhe shef Katedre në gjuhësi në këtë fakultet, kryeredaktor i revistës “Jeta e Re”. Ka të botuara 25 vepra, drama e romane, 6 sosh janë përkthyer në shumë gjuhë të kombeve dhe kombësive në ish - Jugosllavi si në shtete të tjera të Evropës. Për punën shkencore Qosja ka marrë mirënjohje e shpërblime si në Prishtinë, Krahinë e Republikë të Serbisë. Ka edhe çmimin “Nderi i Kombit” nga kryetari i Republikës së Shqipërisë. Ka qenë anëtari më i ri i rregullt i ASHA të Kosovës dhe anëtar i rregullt i ASGA të Shqipërisë dhe i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, si këshilltar i lartë shkencor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.