Rexhep Krasniqi
Doktor i shkencave të historisë
Lindi në prill të vitit 1906 në Gjakovë. Rexhepi heret mbeti pa të dy prindët dhe u rrit të halla Xheva Curri. Mësimet fillestare i nisi në vendlindje, kurse i kreu në Kolgec (Bajram Curr). Më 1920 Heroji i Dragobisë - Bajram Curri ia siguroi një bursë shteti dhe Rexhepin e dërgoi për ta kryer Gjimnazin real Theresiana, e mandej kaloi në Freystadt, ku e mbaroi gjimnazin “Franc Jozef” më 1929 e mbaroi Maturën dhe jetoi në Grac. Fakultetin Filozofik Dega e Historisë e kreu në Vjenë më 1934 ku edhe doktoroi në qershor të atij viti me temën: ”KONGRESI I BERLINIT DHE SHQIPRIA VERILINDORE”(gj). Me mentorin prof. Dr. Harl Patch. Pas doktorimit Rexhepi kthehet në Shqipëri dhe emrohet profesor i Gjimnazit të Shkodrës. Mandej me dëshirën e tij shkoi si profesor i historisë në Gjimnazin e Gjirokastrës, sepse rininë e Gjirokastrës shteti Grek e dërgonte në shkollim në Janinë me bursa të shtetit Grek. Më 1941 Dr. Rexhep Krasniqi emrohet drejtor i gjimnazit të posa hapur “Sami Frashëri” të Prishtinës. Më 1946 Dr. R. Krasniqi emigroi në Vjenë, Itali, Turqi, Siri (Damask) ku më 1954 prej aty emigroi në SHBA dhe atje bëhet kryetar i komitetit Shqipëria e Lirë. Nuk la pasardhës dhe vdiq në Njujork më 1996.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.