Rexhep Kasumaj
Magjistër i shkencave të mjekësisë
Lindi në mars të vitit 1955 në Lloçan të Deçanit. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Deçan. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 2000 me temën: ”KËRKIME EPIDEMIOLOGJIKE TË NEFROLITIAZËS NË KUSHTET E FAKTORËVE TË MUNDSHËM REZIKUES”(kr). Mr. Rexhep Kasumaj së pari punoi si mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Deçan, më 1983 kaloi me punë në Klinikën e Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku edhe punon. Si asistent i Kirurgjisë në këtë fakultet. Ka të botuara 28 punime shkencore dhe 3 punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.