Rexhep Ismajli
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1947 në Preshevë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1971. Specializoi në Sorbonë, në Rur, Bochum, kurse doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1982 me temën: ”GJUHA SHQIPE NË KUVENDIN E ARBËRIT (1706) HULUMTIME GRAFIKO-FONOLOGJIKE” Dr. Rexhep Ismajli zgjidhet ligjërues i lëndës Gjuhësia e Përgjithshme dhe historia e gjuhës shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Dr. R.Ismajli ka mbajtur ligjërata edhe në disa universitete të Evropës si: Lubjanë, Minhen. Më 1993 u zgjodh anëtar Korrespondent e më vonë anëtar i rregullt i ASHA të Kosovës ku ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i kësaj akademie në Prishtinë. Akademik Rexhep Ismajli është anëtar i Akademisë së Shkencave Evropiane në Salzburg. Ka qenë edhe drejtor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Shqiptare në Prishtinë. Ka të botuar 16 libra, ka më tepër se 60 artikuj të botuar dhe 16 libra të përkthyera.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.